Aplikacione

Microsoft konfirmoi se po bën një investim “miliardë dollarësh” në ChatGPT


Microsoft konfirmoi se po bën një investim “miliardë dollarësh” në OpenAI.

Kompania që qëndron pas mjetit të ri chatbot të Inteligjencës Artificiale të quajtur ChatGPT.

Microsoft, një investitor i hershëm në OpenAI, tha se planifikon të zgjerojë partneritetin e tij ekzistues me kompaninë si pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të shtuar më shumë Inteligjencë Artificiale në produktet e saj.

OpenAI tha se investimi shumëvjeçar do të përdoret për të “zhvilluar AI që është gjithnjë e më e sigurt, e dobishme dhe e fuqishme”.

“Partneritetin tonë me OpenAI rreth një ambicie të përbashkët për të avancuar me përgjegjësi kërkimin më të avancuar të AI dhe demokratizimin e AI si një platformë të re teknologjike”, tha në një deklaratë Satya Nadella, CEO i Microsoft.

Partneritetit midis dy kompanive ka potencialin për të përmirësuar projektet ambicioze të OpenAI.

Investimi mund të katapultojë gjithashtu Microsoft-in si një lider të AI dhe përfundimisht t’i hapë rrugën kompanisë për të inkorporuar ChatGPT në disa nga aplikacionet e saj dalluese, si Word, PowerPoint dhe Outlook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore