Film

Mickey dhe Minnie Mouse të hershëm të Disney-t hyjnë në domenin publik


Ishte animacioni që prezantoi House of Mouse.

Steamboat Willie, një film i shkurtër i vitit 1928 me versione të hershme të Mickey dhe Minnie, shihet gjerësisht si momenti që transformoi pasurinë e Disney-t dhe bëri histori të kinemasë.

Imazhet e tyre tani janë të disponueshme për publikun në SHBA, pasi të drejtat e autorit të Disney skaduan.

Kjo do të thotë që krijuesit si karikaturistët tani mund të ripunojnë dhe përdorin versionet më të hershme të Mickey dhe Minnie.

Çdokush mund t’i përdorë ato versione pa leje ose kosto.

Por Disney paralajmëroi se versionet më moderne të Mickey janë ende të mbuluara nga e drejta e autorit.

“Ne, sigurisht, do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tona në versionet më moderne të Mickey Mouse dhe veprave të tjera që mbeten subjekt i të drejtave të autorit”, ka bërë me dije kompania.

Ligji amerikan për të drejtat e autorit thotë se të drejtat e personazheve mund të mbahen për 95 vjet, që do të thotë se personazhet në Steamboat Willie hynë në domenin publik të hënën, 1 janar 2024.

Versionet e hershme të Mickey dhe Minnie janë vetëm dy nga veprat që hyjnë në domenin publik në SHBA në ditën e Vitit të Ri.

Filma të tjerë të famshëm, libra, muzikë dhe personazhe të vitit 1928 janë tashmë në dispozicion të publikut amerikan.

Disney është përballur me humbjen e të drejtës së autorit mbi karikaturat e tij origjinale disa herë në të kaluarën.

Personazhet pritej për herë të parë të dilnin në domenin publik në vitin 1984, por Kongresi e zgjati mandatin me 20 vjet.

Përpara se të vinte data e ardhshme e skadencës në vitin 2004, u miratua një zgjatje tjetër 20-vjeçare.

‘Thellësisht simbolike’

Përpjekjet e Disney për të mbrojtur personazhetkanë bërë që ligji të quhet Akti i Mbrojtjes së Mickey Mouse.

Por më në fund ka ardhur momenti.

Jennifer Jenkins, drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Domenit Publik, ka thenë ishte një moment historik thellësisht simbolik dhe i shumëpritur.

“Nga viti 2024, kushdo do të jetë i lirë të kopjojë, shpërndajë dhe ndërtojë mbi ato karikaturat origjinale të vitit 1928 dhe personazhet brenda tyre”, ka treguar ajo.

Jenkins ka shtuar se momenti ishte veçanërisht i rëndësishëm për shkak të rolit të perceptuar të Disney në zgjatjen e afatit të së drejtës së autorit, gjë që pengoi që ato të hynin në domenin publik për kaq gjatë.

Disney ende mban veçmas një markë tregtare për Mickey. Kjo do të thotë se ka ende kufizime se si publiku mund t’i përdorë këto imazhe.

Çka nuk mund të bëj është të filloj të bëj mallra dhe të njëjtat lloje produktesh që Disney shet, sipas saj.

Pra, çdo përdorim i Mickey Mouse që jep përshtypjen se i përket një marke të ndryshme nga Disney, do të ishte ende një çështje e markës tregtare.

Një zëdhënës i Disney ka thenë se që nga shfaqja e parë e Mickey Mouse në vitin 1928, njerëzit e kanë lidhur personazhin me kompaninë.

“Kjo nuk do të ndryshojë kur të skadojë e drejta e autorit në filmin Steamboat Willie”, ka thenë ai.

“Versionet më moderne të Mickey do të mbeten të paprekura nga skadimi i të drejtës së autorit të Steamboat Willie dhe Mickey do të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës si një ambasador global për kompaninë Walt Disney në tregimin tonë, atraksionet e parkut tematik dhe mallrat”.

Kompania ka shtuar se do të “punonte për të mbrojtur kundër konfuzionit të konsumatorit të shkaktuar nga përdorimet e paautorizuara të Mickey-t dhe personazheve të tjerë ikonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore