Jetesë & Stil

Michelle Obama mbështet Meghan Markle


Michele Obama ka mbajtur anën e e Meghan Markle-it,  gjatë intervistës me me Oprah Winfrey-n ku foli për diskriminimin racor duke shënjestruar pallatin mbretëror britanik.

Fjalët e Meghan-it nuk përbëjnë befasi. Tema e racës nuk është diçka e re, ndaj nuk u habita kur dëgjova disa mendime e ndjenja të caktuara. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet me falje

Prej më shumë se 10 ditësh, ekspertë mbretërorë dhe jo vetëm, kanë analizuar fjali për fjali intervistën bombë të dhënë nga Harry e Meghan, të cilët u mbështetën nga shumë personalitete të sportit e kulturës e po ashtu nga Shtëpia e Bardhë.

Shumë kanë nënvizuar se si akuzat e Meghan Markle kundër shtëpisë mbretërore britanike kanë prekur çështjet e ndezura të SHBA, mbi të gjitha çështjen e lidhur me diskriminimin racor.


Krah Harry-t dhe Meghan-it, u radhitën, tenistja Serena Williams, poetja Amanda Gorman, aktori Hugh Jackman, këngëtarja Beyoncé dhe madje edhe persona nga politika.

Pas komplimenteve nga Shtëpia e Bardhë të Jen Psaki, zëdhënëse e Joe Biden, mbështetja erdhi edhe nga Michelle Obama.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore