Foto lajm

Michel Setboun, Mrekullia e Shkodrës 1991


Ky është rrugëtimi i fotografit Michel Setboun në Shqipërinë e post-komunizmit. “Ditët e fundit të regjimit komunist ishin të tmerrshme” – pohon ai. Në foto përshkruhet situata në spitalin për fëmijë me të meta mendore në Shkodër.

Mbrapa shihet që nuk ka asnjë xham të vetëm, janë çarçafët plastikë që shërbejnë si dritare. “Spitali u plaçkit nga popullata, përshkruan Setboun, dhe të gjitha pajisjet e sjella nga OJQ-të u vodhën.” 50 fëmijë jetonin në një dhomë sepse nuk kishte dru për ngrohje.

“Pamja e këtyre fëmijëve të mbledhur rreth një sobë me dru, të çoroditur, me lecka, është e tmerrshme” dëshmon ai.

Ndër të tjera ai thotë: “Unë fola gjatë me infermierët që më kërkuan t’i ndihmoja. Por çfarë të them, çfarë të bëj? Isha i vetëdijshëm për pafuqinë time, për padobinë time të tmerrshme. Unë u largova i prekur nga ajo që kisha parë duke premtuar të kthehesha.”

Muaj më vonë Setboun u kthye sërish në të njëjtin spital. “Sapo më panë se po vija, infermierët u sulën drejt meje, duke u hedhur te këmbët e mia për të më falënderuar. Isha pak i shtangur nga skena. Gratë qeshën nga lumturia, të gjitha folën në të njëjtën kohë, nuk kuptova asgjë.”

Ervin Baku, përkthyesi i Setboun që përveçse e shoqëronte i tregoi se çfarë kishte ndodhur. Infermieret e futën me ngulm në spital për t’i treguar xhamat në dritare, rrobat e fëmijëve dhe shtretërit e rinj. “Ata dukeshin kaq të lumtur. Vendi ishte i pastër dhe i ngrohtë më në fund”- shkruan Setboun.

Pas vizitës sime, infermierë dhe mjekë nga një OJQ angleze erdhën për t’i parë. Me vete kishin një kamion të mbushur me të gjitha llojet e gjërave që ata nuk mund as t’i rendisnin.

Pak më vonë, takova një infermiere angleze, e cila më konfirmoi se po ndiqte botimin e një raporti në një revistë angleze, ku OJQ-ja kishte vendosur të ndërhynte.

“Unë thjesht bëra punën time edhe duke menduar se do të ishte e pakuptimtë.”