Shqipëria

Meta kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për “Butrintin”


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Kjo, pas kthimit në kuvend të Marrëveshjes për Administrimin e Parkut të Butrintit.

Qëllimi i këtij komisioni, sipas Metës, duhet të jetë respektimi i parimeve kushtetuese dhe vlerave universale.

Së dyti, mbrojtja e trashëgimisë tonë kombëtare nga shtrembërime të çdo lloj natyre.

Më pas, komisioni duhet të respektojë Konventën e Parisit dhe parimet e përcaktuara nga UNESCO.

Kjo, për të garantuar që rendi juridik i normave të legjislacionit shqiptar, të jetë i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore