Kampionate

Mesjava e kampionateve, Serie A luan javën e 25-të


Pas dy mesjavëve me Champions League dhe Europa League, puaza njëjavore e kompeticioneve evropiane përdoret për të luajtur ndeshjet e kampionatit.

Të paktën këtë po e bën Italia me Serinë A.

Sot fillon java e 25-të e këtij kampionati, me dy ndeshje interesante.

Pas dy humbjeve në tri ndeshjet e fundit, Lazio synon që të rikthehet te fitorja përballë Torino-s, që është e zhytur në luftë për mbijetesë.

Lazio është në grupin e pesë skuadrave që po luftojnë për dy vende në zonën Champions dhe një fitore sot do të ishte shumë e rëndësishme për shqiponjat.

Ndeshja në “Olimpico” të Romës fillon në orën 18:30.

Përballja tjetër është mes Juventusit dhe Spezia-s.

Një Juventus me shpresa të venitura për “Scudetto-n” pret Spezia-n, e cila thuajse ka siguruar mbijetesën dhe nuk ka synime për Evropën.

Fitorja do t’i afronte bardhezinjtë vetëm tri pikë me Milan-in e vendit të dytë.

Ndeshja në “Allianz Stadium” fillon në orën 20:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore