Sport

Mesfushori i Inter-it do të transferohet te Lazio


Roberto Gagliardini me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Inter-it në fund të këtij sezoni.

28-vjeçari nuk po gjen hapësira në formacionin e zikaltërve dhe mediat italiane bëjnë të ditur se ai do t’i bashkohet Lazio-s në fund të sezonit, atëherë edhe kur i skadon kontrata.

Sipas “Calciomercato”, Gagliardini tashmë veç se ka arritur akord me skuadrën e Maurizio Sarri-t dhe në sezonin e ardhshëm do të transferohet me parametra zero.

 (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Kujtojmë që mesfushori italian është pjesë e Inter-it që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Atalanta për shumën e 20 milionë eurove.

Në total ai ka luajtur 179 ndeshje me fanellën e Inter-it në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore