Lajme

Mertens: Serbia ricikloi propagandën e Millosheviçit – s’ka fakte për largimin e serbëve nga Kosova


Michael Martens

Michael Martens, gazetar i prestigjozes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, nëpërmjet një postimi në “X” të martën, përgenjështroi një artikull të botuar në rrjetin ballkanik “Balkan Insight” gjatë ditës, i cili titullohet: “Mos i injoroni shkaqet reale të rënies së popullsisë së serbëve të Kosovës”.

Në artikullin e “Balkan Insight” mbi rënien e supozuar të popullësisë serbe përmendet “ngacmimi seksual” që gjoja shqiptarët e Kosovës ua bëjnë grave serbe. Por, në llupën e një gazetari të njohur, i cili për mbi dy dekada mbulon zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, kjo kalon në nivel propagande.

Reagimi i Mertens vjen në dritën e pretendimeve të autorit të artikullit, i cili për t’i shërbyer propagandës serbe, citoi një studim inekzistent që pretendon të dëshmojë pse posaçërisht gratë serbe largohen nga Kosova: “Ato përballen me një kërcënim të dyfishtë sepse janë serbe dhe janë femra”.

“Por çfarë zbulon në të vërtetë studimi? Vlen të vështrohet studimi, argumentet dhe shënimet që janë përdorur. Pastaj mund të deshifrohet lehtësisht stili manipulues i komentit në Balkan Insight”, theksoi Mertens, duke shtuar se shumë nga statistikat që citohen në artikull janë marrë kryesisht nga mediat propagandistike pro-ruse të Serbisë.

“Propaganda e Serbisë në vitet ’90 është kthyer: serbët, ashtu sikurse lexohet, largohen nga Kosova sepse shqiptarët ngacmojnë seksualisht gratë serbe”, shkroi gazetari gjerman, derisa argumentoi se këtë propagandë e favorizoi edhe regjimi fashist nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviç në ’90.

Duke qenë se Serbia aktualisht ndodhet në mes të një kryqëzimi kritik ndërmjet demokracisë liberale dhe autoritarizmit populist, shembujt e propagandës dhe përpjekjet blatante për ta ndryshuar narrativën nuk janë të vështirë për t’u gjetur, posaçërisht sa i përket popullit serb në Kosovë.

Propaganda e Serbisë – ESI: S’ka asnjë provë për “spastrim etnik” apo “terror” ndaj serbëve në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore