Shqipëria

Merkel la zyrtarisht detyrën, Rama poston urimin e tij


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur disa fjalë të thjeshta nëpërmjet një postimi në Facebook, për t’i uruar Kancelares në largim, Angela Merkel, pensionimin e saj nga politika.

Me një foto ku shfaqen së bashku, në ditët e hershme të Ramës në krye të Qeverisë shqiptare, ai e uron thjeshtësisht zonjën e parët ë Gjermanisë për 16 vjet.

“Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës tënde të jashtëzakonshme”.

Me dy flamujt e Shqipërisë dhe Gjermanisë, ai e përmbyll falënderimin në gjermanisht: Danke.

Largimi i Merkel

Në një mënyrë tërësisht tradicionale, një javë përpara se ta lerë tërësisht dhe përfundimisht jetën politike, Angela Merkel-it iu rezervua një ceremoni për largimin e saj pas 16 vjetësh nga Kancelaria gjermane.

Banda frymore ushtarake, luajti për të tinguj të muzikës punk, sipas kërkesës. Pandemia, nuk e lejoi gjithsesi të kishte të pranishëm shumëkënd.

Me trëndafila në dorë për largimin e saj, Merkel pa jashtë nga makina kryeministrore, teksa përshëndeste të pranishmit.

Me betimin e Olaf Scholz në krye të vendit, Angela, do të kujtohet për katër mandatet e trashëgimisë së Merkel-it në politikën evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore