Lajme

Mercedes-Benz hap qendrën e re të kërkimit dhe zhvillimit në Shanghai


Kompania gjermane Mercedes-Benz ka hapur një qendër kërkimi dhe zhvillimi (R&D) në Shanghai, e cila do të fokusohet në teknologjinë e lëvizshmërisë.

Si një objekt i dytë i kompanisë në Kinë, qendra do të punojë në fusha teknologjike si lidhja, drejtimi i automatizuar dhe të dhënat.

Por Mercedes-Benz nuk ka dhënë detaje mbi madhësinë e investimit në qendrën e re të teknologjisë, as se sa inxhinierë planifikon të punësojë përfundimisht atje.

Nëpërmjet një deklarate, kompania ka thënë se “po synon të tërheqë qindra talente të reja të teknologjisë”.

Krijimi i një qendre të re teknologjike në Shanghai pason një lëvizje të vitit të kaluar për të përmirësuar ndjeshëm aftësitë në Pekin, duke hapur një objekt të ri në kryeqytetin e Kinës.

Lidhur me objektin e ri teknologjik me një mijë inxhinierë, ai është më shumë se tre herë më i madh se ai i hapur në vitin 2014.

Po ashtu është i pari jashtë Gjermanisë që është teknikisht “në të njëjtin nivel” me selinë më të madhe të firmës pranë Stuttgart-it.

 

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore