Familja

Mënyrat për t’u larguar nga varësia e teknologjisë


Kohët e fundit sipas studimeve të kryera nga psikologët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fëmijët po bëhen çdo ditë e më të varur nga teknologjia.

Shumë prindër dorëzohen për të gjetur mënyra të ndryshme për të argëtuar fëmijët e tyre dhe i japin leje të përdorin telefonat, iPad, apo  të shohin televizione të ndryshme dhe nga këtu fillon i gjithë problemi.

Krijimi i një qëndrimi më të ekuilibruar dhe strikt ndaj teknologjisë në shtëpinë tuaj nuk do të ndodhë brenda natës, por ka një numër strategjish për të menaxhuar situatën.

Komunikimi me fëmijën

Për ju është e qartë që fëmija është në përdorim të tepërt të telefonit, por ata mund të mos e shohin në këtë mënyrë. Sigurohuni që të flisni me ta, duke përfshirë efektet negative dhe rrezikun që përdorimi i mediave sociale mund të ketë në jetën reale.

Vendosni kufij

Krijimi i orëve të caktuara ose vendeve që do të jenë pa pajisje ndihmon në vendosjen e disa kufijve në përdorimin e pajisjes.Duhet të siguroni mundësinë që familja juaj të komunikojë me njëri-tjetrin pa u shpërqendruar nga telefonat, tabletët dhe ekranet.

Bëhuni shembull për fëmijën

Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për shumë prej nesh. Varësia nga teknologjia nuk është vetëm një problem adoleshence. Shembulli i vendosur nga prindërit është udhëzuesi themelor për sjelljen e fëmijëve më të vegjël dhe ndërsa adoleshentët mund të mos jenë aq shpejt të në ndjekjen e shembullit.

Prindërit i kërkojnë fëmijës të mos qëndrojë me telefon, ndërkohë që vetë qëndrojnë për orë të tëra.

Kontrollo

Pyetini ata se në cilat faqe, aplikacione ose lojëra po kalojnë kohë, çfarë po shikojnë, çfarë flasin me miqtë e tyre.

Përshtatur nga “ Daily Mail” për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore