Lajme

Menuja e darkës së Putin-it dhe Xi Jinping-ut


Gjithsej gjashtë pjata.

Meze me peshk, krepa ruse të bëra me thëllëzë dhe kërpudha, supë peshku dhe salmon siberian.

Kjo është menuja e darkës zyrtare të presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin, e parashikuar nga burime gazetareske ruse.

Darka do të mbahet në Kremlin, Moskë.

Pjata e parë do të jetë ose peshk dhe perime ose mish dreri me salcë.

Ëmbëlsirë tortën pavlova, e mbushur me krem ​​pana dhe fruta të freskëta, një ëmbëlsirë që lindi larg Rusisë, në Australi dhe Zelandën e Re, si nderim për balerinën ruse Anna Pavlovan e cila ishte në turne në ato vende në fillim të shekullit të XX.

Verërat vijnë nga Divnomorskoye, që ndodhet pranë pallatit të Putin-it në Gelendzhik.

Dimitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, ka premtuar “kuzhinë tradicionale ruse” dhe ka sqaruar se Putin-i ka gjithmonë gati akullore për mysafirin e tij  ‘Xi e pëlqen”.

Putin-i priti sot Xi Jinping-un, i cili mbërriti në Moskë për një vizitë zyrtare.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në Kremlin, Putin-i i uroi mirëseardhjen udhëheqësit kinez duke e përgëzuar për rizgjedhjen si kryetar i shtetit kinez.

“Vitet e fundit, Kina ka bërë një hap të madh përpara në drejtim të zhvillimit. Ajo ngjall interes në të gjithë botën dhe ne ju kemi zili qoftë edhe pak”, vuri në dukje presidenti rus.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore