Stil

Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa rikrijojnë momentin “famëkeq” në skenë mes Mariah Carey dhe Whitney Houston


Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa

Artistet Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa dolën në skenë të dielën mbrëma për të prezantuar çmimin për “Artistin më të mirë të ri” në edicionin e 64 të “Grammy Awards”, ku edhe rikrijuan një moment nga historia e kulturës pop – një fatkeqësi e organizuar në gardërobë.

Të dyja këngëtaret arritën pranë mikrofonit të veshura me të njëjtin fustan të zi të markës “Versace” dhe varëse ari të trashë, duke shikuar njëra-tjetrën me “zemërim”.

“Je ti që ma vjedh pamjen”, tha Stallion. “Më thanë që e kisha ekskluzivitetin”, u përgjigj Dua Lipa, “do të më duhet të flas me Donatellën”.

Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa

Pak çaste më vonë, stilistja 66-vjeçare italiane doli në skenë e veshur me një fustan me rripa prej ari, duke mërmëritur në italisht.

“E dini çfarë? Le ta bëjmë këtë”, tha ajo ndërsa zbuloi fustanin e shkurtër të Lipës dhe la Stallion me një ndarje dramatike ‘midi’ deri në kofshë.

“Tani këto janë vajzat e mia”, tha Versace para se të largohej nga skena. “Faleminderit Donatella! Tani të dyja dukemi si fituese”, shtoi Megan.

Dua Lipa, Donatella Versace dhe Megan Thee Stallion flasin në skenë

Ndërsa është diçka që çdo personazh i famshëm i trembet, momenti mes dy interpretuesve të dielën mbrëma ishte një referencë lozonjare për një tjetër shfaqje çmimesh rreth 24 vjet më parë.

Në “Video Music Awards” të vitit 1998, legjendat muzikore Mariah Carey dhe Whitney Houston përdorën modën për të zbutur rivalitetin e tyre të supozuar profesional.

Pas disa vitesh që shtypi i krahasoi drejtpërdrejt karrierat e tyre, Houston bëri replikën tashmë ikonike në një intervistë të vitit 1990, kur u pyet se çfarë mendonte për Carey.

“Çfarë mendoj unë për të?” Houston u përgjigj: “Unë nuk mendoj për të”.

Mariah Carey dhe Whitney Houston

Të dyja Carey dhe Houston kishin veshur të njëjtin fustan ngjyrë kafe Vera Wang si pjesë e një skene të planifikuar në VMA 1998.

“Fustan i bukur”, i tha Carey Houston-it në skenë. “Ky është i vetmi lloj a po? Duket mjaft i njohur”. Fustani hyri në historinë e kulturës pop duke mbijetuar edhe tani, gati tre dekada më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore