Jetesë & Stil

Megan Fox zbulon arsyet se pse e kishte braktisur alkoolin


Megan Fox - Aktore dhe modele amerikane

Modelja dhe aktorja e njohur amerikane, Megan Fox, kohëve të fundit ka zbuluar se ajo dhe alkooli i kanë ndarë rrugët vite më parë.

Sipas Fox, kur ajo pinte bëhej më “agresive” dhe fliste më shumë së që duhej, prandaj pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në vitin 2009, ajo hoqi përfundimisht dorë nga konsumimi i alkoolit.

Megan Fox në ceremoninë e “Golden Globes 2009”.

“Unë isha ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe tre vëllezërit Jonas. Në ‘Golden Globes’ ata gjithmonë vendosnin shishe gjigante të shampanjës në tryezë – unë piva shumë gota atë natë”.

“Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja pse. Isha agresive dhe thashë broçkulla që nuk do t’i kisha thënë kurrë në tapetin e kuq. Unë mendoj se kam pasur shumë telashe për çdo gjë që kam thënë. Nuk e mbaj mend pse, por di që kam pasur”, është shprehur Megan në një intervistë për “Who What Wear”.

Vitë më vonë, Fox kujtoi se kishte pasur “shumë telashe” me intervistat që kishte dhënë atë natë. Ajo tha se nuk mund të mbante mend saktësisht se çfarë kishte thënë, por ishte pozitive që ngjalli polemikë.

Aktorja, Megan Fox, e kuptoi se nuk i pëlqente efektet e alkoolit ose ilaçeve në trupin e saj.

“Nuk duroj dot pilula. Nuk më pëlqen pirja. Nuk më pëlqen të ndihem jashtë kontrolli”, pati thënë ajo.

Madje, në një intervistë të TMZ, Fox ka folur edhe rreth komentit të Meghan Markle, e cila e kishte quajtur atë “të bukur”.

“Jam e sigurt që jam sozi e Alan Alda. Jam trans. Jam një burrë. Jo, jam e tmerruar nga pasiguria dhe jam gati për të vjellë tani. Jam kaq e tmerruar që jam këtu dhe jam në siklet dhe e frikësuar”, ka thënë Fox.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore