Lajme

Mediat serbe: Lista Serbe po planifikon tërheqjen nga institucionet e Kosovës


Vuçiç në takim me përfaqësuesit e Listës Serbe, ku Radoiçiç i futur në Listën e zezë të SHBA-ve u pa afër Vuçiçit

Presidenti i Serbisë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që pasoi me mbledhjen e Listës Serbe, ka thirrur takim urgjent edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it në lidhje me refuzimin e Kosovës për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Vuçiç ka mbledhur edhe zyrtarët serbë të institucioneve policore, shëndetësore, gjyqësore, e të tjera për të diskutuar këtë çështje,

Gazeta serbe “Blic” shkruan se kanë mësuar nga burime të tyre se serbët planifikojnë të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë, “të lëshojnë armët dhe të kundërshtojnë terrorin shqiptar në një mënyrë paqësore dhe demokratike”.

Lajmërohet gjithashtu se pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, Vuçiç do të takohet edhe me ambasadorin rus dhe atë kinez, pas së cilës do të mbajë edhe një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Vuçiç në takim me ambasadorët e QUINT-it në Serbi, e martë 22 mars

“Përfaqësuesit serbë i kërkuan Presidentit Vuçiç të aplikoj masa radikale, pasi që popullata serbe, për shkak të ngacmimeve ditore në të gjitha nivelet”, përcjellin mediat serbe.

“Pas një analize të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse dhe bisedimeve me përfaqësuesit e institucioneve serbe në Kosovë, presidenti theksoi se shteti, si edhe më parë, nuk do të marrë vendime me nxitim apo nën ndikimin e askujt, sepse si shumë herë më parë, rezultati që dëshirojnë të gjithë ata që nuk kujdesen për Serbinë të jetë një vend i fortë, i qëndrueshëm dhe i begatë që kujdeset për jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre”, thuhet në një njoftim për media.

Lista Serbe i ka kërkuar “masa” presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përçka përndryshe kanë thënë se “nëse shteti nuk ofron mbrojtje, do të largohemi nga shtëpitë tona në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore