Lajme

Më shumë se 150 civilë nga Azovstal-i mbërrijnë në Zaporozhye


156 civilë ukrainas mbërritën në Zaporozhye me pesë autobusë evakuimi.

Këta të fundit, ishin të parët që u evakuuan më 1 maj nga territori i uzinës Azovstal në Mariupol.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, duke cituar Koordinatoren Humanitare të OKB-së në Ukrainë, Osnat Lubrani.

“Jam e lehtësuar të konfirmoj se operacioni i kalimit të sigurt nga Mariupol-i ka përfunduar me sukses. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që mbetën të rrethuar në qytet. Ne do të bëjmë maksimumin për t’i ndihmuar ata”, theksoi Lubrani.

Koordinatorja e OKB-së u shpreh më tej, sipas mediave ukrainase, se njerëzit i treguan asaj detajet e qëndrimit të saj në bunkerët Azovstal, të cilët Lubrani i krahasoi me “ferrin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore