Lajme

Më 3 janar sërish bllokada në Serbi


Protestat ambientaliste kundër projektit eksploatues të linjitit "Rio Tinto" në Serbi

Asociacioni i Organizatave Mjedisore të Serbisë (SEOS) të martën bëri thirrje për bllokada të reja në Serbi, të cilat, siç është paralajmëruar, do të mbahen më 3 janar në ora 13:00 me sloganin “Dimë të mos japim”.

Duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se projekti “Jadar” nuk do të pezullohet, SEOS thekson se “e kanë të qartë se dekreti i kontestuar i Qeverisë nuk do të tërhiqet dhe se do të mbetemi pa përgjigje përsëri.”

“Presidenti tha të pavërtetën se ka bërë gjithçka që ka kërkuar populli. Jemi plot me gënjeshtra dhe lojëra, ndaj do të bllokojmë sërish nga 3 janari 2022 në orën 13:00”, njofton kjo organizatë ambientaliste, transmeton Danas.

“Fillimisht do të bllokojmë rrugët për tre orë dhe më pas, me gjate e me gjere, derisa presidenti të tërheq Dekretin dhe të largojë Rio Tinton nga Jadra dhe Serbia.Nuk ka kthim mbrapa për ne dhe as për të gjithë ju sepse Serbia është e vetmja gjë që në ka mbetur”, vazhdon lajmërimi.

“Ne nuk jemi politikane por njerëz të thjeshtë që nuk duan minierat e litiumit në afërsi të tyre. Na qëndroni pranë për të qenë një popull i denjë për të parët tuaj. Deri në fitore”, përfundon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore