Shqipëria

Mbytet në lumin Fan një 10-vjeçar


Mbrëmjen e sotme të 5 prillit në Mirditë, një 10-vjeçar është mbytur në lumin Fan.

Mësohet se ai ka qenë duke luajtur teksa ka rënë në lumë dhe më pas është marrë nga rrjedha e ujit.

Sakaq, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:45 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë që po kërkojnë për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit.

Por për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do fillojnë në orët e para të mëngjesit.

Kurse grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore