Kosova

Mbyllen qendrat për të moshuarit në Prishtinë, gjendje e renduar e pandemisë


Qendra Kulturore Sociale për të moshuarit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se gjatë së shtunës është mbajtur takimi i shtabit emergjent dhe është marrë vendim që të mbyllen qendrat për të moshuarit, shkak i rritjeve të rasteve me COVID-19.

Rama në një postim në rrjetin e rij social Facebook, ka shkruar se janë mbledhur pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Coronavirus.

Ndërë të tjera ai thekson se duhet të organizohet puna vetëm me staf esencial në ndërmarrje publike lokale.

“Duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë”, shtoi ai.

Gjithashtu, Rama shtoi se sipas të dhënave të fundit që janë mbledhur, 78 për qind e punëtorëve në Komunën e Prishtinës janë të vaksinuar me dy doza, 15 për qind me një dozë, kurse 7 për qind janë në proces të vaksinimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore