Lajme

Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë më shumë se 100 milionë vaksina


Sunday Times ka njoftuar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, pritet të dhurojë me shumë se 100 milionë vaksina coronavirus-i për vendet në zhvillim.

Kryeministri Boris Johnson ka vendosur të dhurojë më shumë se 2 miliardë paund doza në një samit të liderëve të G7-ës. Kjo do të fillojë nga e premtja e 4 qershorit në Britaninë e Madhe, me premtimin për një rritje gjatë vitit të ardhshëm. Të shtunën, Johnson tha se do të shtynte G-7-ën të angazhohej që të vaksinohet e gjithë bota deri në fund të vitit 2022.

“Është përgjegjësia jonë që të bëjmë gjithçka mundemi për të mposhtur Covid në të gjithë botën”, shkroi në një tweet Johnson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore