Shqipëria

Mbi 9 mijë masa administrative për shkelje të qarkullimit rrugor në Tiranë javën e kaluar


Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka bërë me dije se gjatë javës së kaluar 15 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Në total janë ndërmarrë 9 mijë e 405 masa administrative, mesatarisht 1 mijë e 343 masa në ditë.

Nga këto 167 për xhama të zinj, 576 për shpejtësi mbi normat, 140 për parakalim të gabuar dhe 349 për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit.

Po ashtu 312 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 59 për mosvendosje të kaskës, 243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve dhe 15 për mosrespektim të tabelës “STOP”.

Njëherazi janë vendosur 6 mijë e 818 për qëndrim të gabuar dhe 726 masa për shkelje të tjera.

Ndërkohë, 44 masa administrative janë dhënë për pezullim leje drejtimi, 10 automjete janë bllokuar, kurse tre automjete me targa të huaja janë dërguar për verifikim.

Gjithashtu pesë për detyrime të palikuiduara dhe dy për mungesë dokumentacioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore