Shqipëria

Mbi 15 mijë armë të konfiskuara demontohen në Uzinën Mekanike të Gramshit


Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar rezultatet e punës për grumbullimin e armatimeve pa leje.

15 mijë e 401 armë të vogla dhe të lehta të konfiskuara ose të grumbulluara përmes fushatave të vazhdueshme të sensibilizimit janë demontuar në Uzinën Mekanike në Gramsh.

Ky proces pune u inspektua nga zëvendësministrja i Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, zëvendësministri i Brendshëm dhe kryetar i Komisionit Kombëtar të AVL (Armëve të Vogla dhe të Lehta) Besfort Lamallari.

Të pranishëm ishin edhe anëtarë të këtij komisioni si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme e agjenci të pavarura.

Shqipëria është vendi i parë në rajon që shkatërroi, armët e trashëguara nga sistemi i kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore