Lajme

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën janë obezë, zbulon hulumtimi


Më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me obezitet, me normat e fëmijëve në rritje katërfish gjatë një periudhe 32-vjeçare.

Analiza e matjeve të peshës dhe gjatësisë së mbi 220 milionë njerëzve nga më shumë se 190 vende tregon se si ka ndryshuar indeksi i masës trupore (BMI) në të gjithë botën midis viteve 1990 dhe 2022.

Përafërsisht 1 mijë e 500 studiues kontribuuan në studim nga Bashkëpunimi i Faktorit të Rrezikut NCD me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Studimi zbuloi se gjatë periudhës normat e obezitetit u rritën katërfish te fëmijët dhe u dyfishuan te të rriturit.

Për vajzat në mbarë botën, shkalla e obezitetit u rrit nga 1.7% e popullsisë së botës në vitin 1990, në 6.9% në vitin 2022.

Për djemtë, rritja ishte nga 2.1% në 9.3% në të njëjtën periudhë kohore.

Obeziteti përkufizohet te të rriturit si me një BMI më të madh ose të barabartë me 30 kg/m2.

Për femrat, normat e obezitetit në mbarë botën u rritën nga 8.8% në 18.5%, dhe për meshkujt 4.8% në 14% gjatë së njëjtës periudhë.

Në të njëjtën kohë, normat e njerëzve që janë nën peshë ranë si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, që do të thotë se obeziteti është forma më e zakonshme e kequshqyerjes në shumë vende të botës.

Përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve në botë që ishin nën peshë ra me rreth një të pestën te vajzat dhe më shumë se një të tretën te djemtë.

Kurse përqindja e të rriturve në botë që ishin prekur nga nënpesha u përgjysmua më shumë se përgjysmuar gjatë së njëjtës periudhë.

Në total, 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë jetonin me obezitet në vitin 2022.

Majid Ezzati, autor i studimit, ka thënë se është shumë shqetësuese epidemia e obezitetit që është evidente te të rriturit në pjesën më të madhe të botës në vitin 1990, tani pasqyrohet te fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore.

“Në të njëjtën kohë, qindra miliona janë ende të prekur nga kequshqyerja, veçanërisht në disa nga pjesët më të varfra të botës. Për të trajtuar me sukses të dyja format e kequshqyerjes është jetike që ne të përmirësojmë ndjeshëm disponueshmërinë dhe përballueshmërinë e ushqimeve të shëndetshme dhe ushqyese”.

Simon Kenny, drejtori klinik në Angli për fëmijët dhe të rinjtë, ka thënë se këto shifra do të jenë po aq alarmante për prindërit sa janë për sistemin shëndetësor.

“Obeziteti prek çdo sistem të organeve njerëzore, dhe kështu në një moshë të re mund të ketë një ndikim të madh në jetën e një fëmije, duke rritur rrezikun e diabetit të tipit 2, kancerit, problemeve të shëndetit mendor dhe shumë sëmundjeve të tjera, të cilat mund të çojnë në jetëgjatësi më të shkurtër dhe më të palumtur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore