Sport

Max Verstappen siguron pole position në Çmimin e Madh të Japonisë


Max Verstappen

Max Verstappen ka siguruar pole position për Çmimin e Madh të Japonisë të së dielës përpara shokut të skuadrës së Red Bull, Sergio Perez.

Pas largimit të tij të hershëm në Çmimin e Madh të Australisë, Verstappen ka një motiv shtesë për t’u rikthyer në krye të podiumit në Suzuka.

Holandezi mposhti Perez-in këtë të shtunë me vetëm 0.066 sekonda.

Lando Norris mori një vend të tretë me McLaren. Carlos Sainz Jr., fituesi në Melburn muajin e kaluar, do të startojë në vendin e katërt me Ferrarin e tij, përpara bashkatdhetarit spanjoll Fernando Alonso i cili është një vend më poshtë me Aston Martinin e tij

Oscar Piastri, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc u ndanë me vetëm 0.026 sekonda në vendin e gjashtë, të shtatë dhe të tetë respektivisht, me shokun e skuadrës së Hamilton-it te Mercedes, George Russell që duhej të mjaftonte me të nëntin.

Yuki Tsunoda i RB përfundoi top 10 në Grand Prix-in e tij në shtëpi, ndërsa Lance Stroll i Aston Martin ishte performuesi më me vetëm vendin e 16-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore