Shqipëria

Marsi pa abone, Unioni i Transportit Publik në kolaps ekonomik


Unioni i Transportit Publik ka njoftuar se nuk do të ketë abone për muajin mars.

“Për muajin mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik”, thuhet në njoftim.

Dhe se kjo ka ardhur në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtar.

Këto të fundit kanë të bëjnë me “pamundësinë financiare të operimit normalisht”.

“Informojmë qytetarët se, në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti”, ka vijuar njoftimi.

Në njoftim thuhet gjithashtu se mbetet shpresa për një zgjidhje të situatës referuar premtimeve të bëra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore