Sport

Marcel Sabitzer te Bayern, Ilaix Moriba te Leipzig


Jemi futur në ditët e fundit të një merkato verore të çmendur.

E diela, e hëna dhe e marta, tre ditë, për t’i vënë verdiktin një vere që ndryshoi futbollin nga këmbët deri te koka.

Sot, dy lëvizje po ndodhin në Bundesliga, që lidhen direkt me njëra tjetrën.

Futbollisti austriak i RB Leipzig, Marcel Sabitzer, është afër që të kompletojë transferimin te Bayern Munich.

Sabitzer e dëshiron këtë lëvizje tash e shumë kohë, e më në fund po bëhet realitet.

Ky transferim do të mbyllet shumë shpejt, me Bayern-in që do të ketë shërbimet e Sabitzer në mesfushë pas pushimit të kombëtareve.

Si zëvendësim të Sabitzer, Leipzig ka zgjedhur talentin e Barcelonës, Ilaix Moriba.

Moriba, i cili kaloi një sezon shumë pozitiv te Barcelona, duket se ka prishur marrëdhëniet me katalunasit.

Ai po kërkon një largim dhe Barcelona po ia mundëson këtë.

Moriba ishte i kërkuar shumë nga Tottenham-i, por ai preferon një lëvizje në Bundesliga.

Leipzig menjëherë po tenton që të mbyllë transferimin e tij, me Sabitzer që po drejtohet te kampionët e Bayern Munich.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore