Lajme

Maqedonia e Veriut: 7 të vdekur e 606 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 7 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 606 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 257 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 320 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 7 mijë e 552.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 400 mijë e 249 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 205 mijë e 22 pacientë, ndërsa të shëruar 190 mijë 266, kurse vdekje 7 mijë e 204.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore