Lajme

Maqedonia e Veriut: 7 të vdekur e 1 mijë e 964 raste të reja me COVID-19


Shkup

Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 7 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 1 mijë e 964 raste të reja.

Nga Termini Im janë raportuar gjithsej 6 vdekje mes datave 30.12.2021 dhe 08.01.2022.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 7 mijë e 724 testime për COVID-19.

Për shkaqe teknike në sistem, nuk është shënuar asnjë rast i shëruar, dhe se ato do të paraqiten të mërkurën së bashku me ato të 24 orëve të ardhshme.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 12 mijë e 333.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 672 mijë e 767 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 236 mijë e 241 pacientë, ndërsa të shëruar 215 mijë e 853, kurse vdekje 8 mijë e 55.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore