Lajme

Maqedonci: Përfunduam trajnimin “Mburoja 3”, për ngritje të kapaciteteve operacionale


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka realizuar ushtrimin fushor “Mburoja 3”, në mënyrë që të kalojnë në përgatitjen dhe trajnimin e nivelit T2.

Lajmin e ka bërë të ditur Maqedonci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në kuadër të planifikimit vjetor për zhvillimin e trajnimeve, dhe parapërgatitjeve për validim, kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Komandës së Forcave Tokësore( KFT), ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Mburoja 3”, ka shkruar ai.

Duke theksuar se i njëjti trajnim do të ngrit kapacitete taktike dhe operacionale.

“Në mënyrë që të përgatis, trajnoj skuadrat në Nivelin T2, këmbësori e lehtë në detyrat kolektive të ushtarit dhe të validoj skuadrat me qëllim të ngritjes së nivelit të aftësive individuale, dhe kolektive të kompanisë”.

Më 5 prill, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka kryer edhe një trajnim të premten me ushtrinë turke, i cili është thënë se ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

“Trajnimi i realizuar kishte për qellim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmerisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë”, thuhej në komunikatë.

Edhe komandanti i kontingjentit turk Sabri Gokhan Karamursel, ishte ndarë i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

“Ndërsa komandanti i R3K, nënkolonel Ilir Beqiri falënderoi kontingjentin turk për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në, duke shpresuar që  ky bashkëpunim  do të vazhdoi edhe në  trajnime dhe bashkëpunime tjera të përbashkëta”.

Më 7 dhjetor, në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u shtua edhe sistemi turk “OMTAS” për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara në një distancë deri në 4 kilometra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore