Sport

Manchester United zbulon listën e zëvendësusve të Ronaldo-s


Manchester United tashmë ka mbledhur një listë të ngushtë të zëvendësuesve të Cristiano Ronaldo-s, sipas The Daily Mirror, pasi ylli portugez është ende i vendosur të largohet nga Old Trafford pas diskutimeve për të ardhmen e tij, që u zhvilluan në bazën stërvitore të Carrington të martën.

Raporti thotë se lista me katër lojtarë që mund të zëvendësojnë portugezin, përfshin Neymar-in, pasi Paris Saint-Germain kërkon të heqë sulmuesin 30-vjeçar nga fatura e tyre e pagave.

Reprezentuesi brazilian tashmë është lidhur me një lëvizje në Premier League, me klubin francez që thuhet se e ka ofruar atë te Manchester City.

Kapiteni i Monaco-s, Wissam Ben Yedder, i cili shënoi 32 gola në Ligue 1 sezonin e kaluar, së bashku me Sasa Kalajdzic të Stuttgartit dhe Ivan Toney të Brentford, janë gjithashtu zëvendësimet potenciale.

Telegraph shtoi se Ronaldo, i cili shoqërohej nga agjenti Jorge Mendes në bisedimet e së martës, mbeti i palëkundur pas takimit me CEO të klubit Richard Arnold dhe ish-trajnerin Sir Alex Ferguson.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore