Sport

Manchester United mposht Everton-in, rimerr pozitën e tretë


Ndeshja e parë e së shtunës në Premier League mes Manchester United dhe Everton përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga vendasit, të cilët kishin mundësi të shumta shënimi që nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Goli i parë erdhi në minutën e 36-të, të cilin e shënoi McTominay, i cili u asistua nga Jadon Sancho.

Më pas, Manchester United nuk arritën të shënojnë deri në gjysmën e pjesës së dytë.

Në minutën e 60-të, Anthony Martial u inkuadrua në lojë në vend të Antony-t.

Vetëm 11 minuta pas inkuadrimit, Martial shënoi për të dyfishuar epërsinë, i cili u asistua nga Marcus Rashford.

Manchester United momentalisht radhitet në pozitën e tretë me 56 pikë, ndërsa Everton janë në vendin e 16-të me 27 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore