Sport

Manchester City siguron shërbimet e Joao Cancelo-s edhe për pesë vite


Manchester City dhe Joao Cancelo kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Futbollisti portugez ka vënë të zezën mbi të bardhë duke e zgjatur bashkëpunimin me kampionët e Anglisë deri në vitin 2027.

Manchester City kishte filluar bisedimet me Cancelo-n tash e një kohë, dhe më në fund kanë arritur në një pikë të përbashkët.

Ky rinovim shuan ëndrrën e shumë skuadrave, që planifikonin që gjatë verës të bënin oferta për të siguruar shërbimet e Cancelo-s.

Te qytetarët, Cancelo konsiderohet si një pjesë kyçe për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

Cancelo erdhi në “Etihad” tri vite më parë, nga Juventus-i.

Ai u nënshkrua për 28 milionë euro, plus Juventus siguroi shërbimet e portugezit tjetër Danilo, pra shifra e operacionit ishte diku rreth 65 milionë euro.

Tani ai është shndërruar në një emër të palëvizshëm në 11-shen e Pep Guardiola-s, duke qenë edhe një ndër lojtarët më të mirë në botë në pozitën që luan.

“Manchester City është një klub ku unë jam i lumtur”, u shpreh Cancelo.

“Stafi që punon këtu është i mrekullueshëm, jemi një familje e vërtetë”.

“Për mua”, vazhdoi ai, “lëvija e duhur ishte rinovimi i kontratës. Ndihem mirë dhe shpresoj që të fitoj shumë trofe tjerë me këtë klub të mrekullueshëm”, mbylli ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore