Shqipëria

Manastirliu: Nga 1 qershori fillon plani i lehtësimit të masave anticovid


Të martën e 1 qershorit nis lehtësimi gradual i masave anti-covid, në Shqipëri.

Me këtë njoftim e filluar ditën e marte, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në median sociale Facebook.

Plani i lehtësimit të masave anti-covid, duke filluar nga dita e sotme, përfshin heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Duke qëndruar në fuqi detyrimi i mbajtjes së barrierës mbrojtëse në ambientet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik.

Po ashtu, ora policore shtyhet në orën 23:00- 06:00.

Ndërsa klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika, sipas njoftimit, do të lejohet deri në orën 22:00.

Mbledhja e Komitetit

Në një konferencë për shtyp, të enjten e 27 majit, ekspertët teknikë kanë njoftuar masat e reja për muajin qershor dhe korrik.

Më 1 korrik, ora policore ndryshon. Kufizimi i lëvizjes do të nisë që nga mesnata (00:00) deri në 06:00.

“Orari për muzikën do të vijojë i njëjtë. Pra, në orën 22:00 do të fiket”.

Po ashtu duke nisur nga, muaji korrik, do të lejohen prezenca e tifozëve, me kapacitete të reduktuara, deri në 30%. Pra, kampionatet sportive do të luhen në praninë e tifozëve.

Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, lehtësimi i masave ka ardhur pasi incidentet janë drejt rënies.

“Incidenca ka rënë nga 34% në 14%”.

Gjithashtu tha ajo, “ka pasur një ulje mesatare ditore. Numri i bashkive me raste të reja është nëntë. Ndërsa raporti meshkuj-femra është 48 me 52”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore