Jetesë & Stil

Maluma e jep konfirmimin, së shpejti do bëhet baba


Fillimi i marrëdhënies së artistit kolumbian, Maluma me Susana Gomez, një arkitekte kolumbiane e së njëjtës moshë nga jashtë sferës së famshme, doli në dritë në vitin 2021.

Kohët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme apo edhe martesë, me zërat e fundit që thonë se çifti janë në pritje të një fëmije dhe kjo doli të jetë plotësisht e vërtetë.

Është Maluma, emri i vërtetë i të cilit është Luis Londono Arias, ai që e konfirmoi se parnterja e tij, Gomez është në pritjen e ëmbël, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Imazh i publikuar nga Maluma në Instagram.

“Njerëzit e mi, kam një surprizë për ju sonte. Sot do të bëjmë premierën botërore të videos sime të radhës. Ju do të dëshmoni diçka që askush në këtë botë nuk po e sheh. Do të qëndroj këtu me ju dhe do ta shoh atë surprizë me ju”, shkroi ai në Instagram, karshi një videoje ku shihej Gomez duke zhvilluar procesin e ultrazërit.

Përndryshe, përveç disa momenteve shumë publike, ai lancoi albumin e tij “Don Juan” dhe u dha njerëzve shumë për të folur në lidhje me koncertet dhe performancat e tij.

Duket se një pjesë e rritjes së tij ka pasur edhe vendosjen e një marrëdhënieje solide me partneren, për këtë arsye u fol për martesë dhe ardhjen e mundshme të fëmijës së tij të parë.

Por, para se ai ta bënte të ditur, lajmi tashmë ishte bërë viral në Spanjë, teksa burime pranë tij konfirmuan se ai do të bëhet baba në vitin 2024.

Në podcastin e fundit të “Mamarazzis” me Laura Fa dhe Lorena Vazquez për El periodico de Barcelona, u shfaqën lajmet për një ndryshim të madh të jetës së Malumas.

“Maluma do të bëhet baba në vitin 2024, partnerja e tij Susana Gomez është shtatzënë, tashmë mund të filloni të vini re barkun e saj”, tha Fa.

“Ata po tregohen vigjilentë sepse kjo është diçka që ata donin ta mbanin sekret dhe të mos dilnin në shtyp”, shtoi ajo.

Më pas, dy anëtarët kanë treguar se kanë tentuar të kontaktojnë me Maluman, Susanan dhe shoqërinë e çiftit, por nuk kanë mundur të marrin përgjigje.

Vetë Laura Fa ka treguar se lajmi vjen nga dikush i afërt i këngëtarit dhe për këtë arsye është ndjerë e sigurt duke ia treguar publikut.

“Informacionet na vijnë nga dikush shumë i afërt, sidomos i tij. Dhe ata po marrin masat paraprake që ta publikojnë ose ta bëjnë publike kur shtatzënia të jetë më e avancuar”, tha ajo.

Kjo vjen pak ditë pasi mediat dhe gazetarët spekuluan se ata po martoheshin ose ishin martuar tashmë, e gjitha kjo për shkak të një fotoje në të cilën shihet dora e Susana Gomez me një unazë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore