Lajme

Malta, vendi parë në Evropë që legalizon përdorimin e kanabisit


Ndërtesa e Qeverisë së Maltës

Malta tani e tutje do legalizojë përdorimin dhe kultivimin personal të kanabisit, duke u bërë vendi i parin në Evropë që e lejon një gjë të tillë.

Me 36 vota pro dhe 27 kundër u votua lejimi i këtij projektligjit nga parlamentarët, ndërsa pritet të hyjë në fuqi këtë javë pas nënshkrimit nga ana e Presidentit të Maltës, George Vella.

Mbështetësit e projektligjit të kanabisit në Maltë festojnë jashtë ndërtesës së Parlamentit në Valletta, Maltë, më 14 dhjetor 2021

Sipas ligjit të aprovuar, të rriturit do të lejohen të mbajnë deri në shtatë gram kanabis dhe të rritin jo më shumë se katër bimë në shtëpi, përcjell CNN.

Por, pirja e duhanit në publik ose para fëmijëve do të jetë e paligjshme.

Kushdo që kapet duke konsumuar kanabis para një personi nën moshën 18 vjeç do të gjobitet nga 340 deri në 564 dollarë.

Ministri i Barazisë, Owen Bonnici, në një postim të bërë në rrjetin social Twitter tha se “Ne jemi krijuesit e ndryshimeve,” shtoi ai.

Projektligji nr. 241 kërkoi të vendoste “dekriminalizimin e kufizuar të disa aktiviteteve të lidhura me kanabisin për të lejuar një ekuilibër midis lirisë individuale në përdorimin personal të kufizuar dhe të përgjegjshëm të kanabisit dhe kërkesave të tjera sociale”.

Plane të ngjashme për lejimin e përdorimit të lëndëve narkotike kanë Gjermania, Luksemburgu dhe Zvicra. Derisa, vendet si Holanda e tolerojnë përdorimin e kanabisit në rrethana të caktuara.

Në tetor, Luksemburgu njoftoi se do të legalizonte kanabisin, megjithatë parlamenti ende nuk e ka miratuar masën.

Kurse shteti italian do të vendos vitin e ardhshëm me anë të një referendumi për legalizimin ose jo të kanabisit. Për  referendumin grupet lobuese kanë arritur të mbledhin 500 mijë nënshkrimet e nevojshme për të detyruar votimin.

Gjithashtu, qeveria e re gjermane ka përfshi në agjendën e saj qeverisëse plane për legalizimin e kanabisit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore