Lajme

Mali i Zi: 5 të vdekur e 2 mijë e 524 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 6 mijë e 748 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 2 mijë e 524, ndërsa janë konfirmuar 5 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Deri në ora 15:00 të së martës janë raportuar si të shëruar nga pandemia gjithsej 7 mijë e 157 pacientë.

Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 37.4 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 453 persona.

Ndërsa raste aktive me Covid-19 janë gjithsej 17 mijë e 413 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 194 mijë e 695.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore