Auto

Magna, sistemi i ndihmës së shoferit


Furnizuesi kanadez i automjeteve Magna ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Fisker për të zhvilluar një sistem të përparuar të ndihmës së shoferit (ADAS) për prodhuesin e makinave elektrike SUV i cili pritet të nisë në fund të vitit 2022.

Automative News bën me dije se teknologjia ADAS e Magna-s do të përdorë teknologjinë radare të imazhit digjital. Paketa ADAS përfshin “një teknologji unike dhe është e para në treg për radarin e imazhit digjital”, dallon Magna.

“Një nga qëllimet tona strategjike është të ndjekim biznese të reja në zona ku pikat e forta të Magna-s mund të vendosen në avantazh krahasuar me kolegët tanë”, ka thënë Swamy Kotagiri, CEO i Magna-s.

Nga ana tjetër, CEO i Fisker, Henrik Fisker, ka deklaruar se bashkëpunimi me Magna është thelbësor për zhvillimin e sistemeve për një automjet që pritet të hyjë në prodhim në më pak se dy vjet.

Automative News shton se Magna mund të blejë deri në 6% të aksioneve në Fisker si pjesë e këtij bashkëpunimi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore