Lajme

Maduro takohet me të dërguarin amerikan John Kerry


Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro shtrëngoi duart dhe shkëmbeu fjalë me të dërguarin e SHBA-ve për klimën, John Kerry.

Takimi i shkurtër u regjistrua në samitin COP27 në Kajro të martën e 8 nëntorit.

Lajmi u bë i ditur nga kompania “Bloomberg”.

Maduro iu afrua Kerrit dhe të dy folën shkurt përmes një përkthyesi, tregoi një video e shkurtër e publikuar nga rrjeti televiziv shtetëror i Venezuelës.

Kerry u shfaq duke tundur gishtin dhe më pas i bëri shenjë “turp për ju” ndaj Maduro-s.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Maduro ndërpreu një takim dhe e kapi Kerry-n në befasi.

Ai tha se Maduro ka “mbikëqyrur një periudhë degradimi të konsiderueshëm mjedisor”.

“Kjo nuk ishte planifikuar ose nuk ishte thelbësore në asnjë mënyrë”, tha Price në një konferencë të martën. “Unë e kuptoj që Nicolas Maduro ia ka bërë këtë një numri liderësh botërorë”.

Edhe pse nuk ishte një takim i planifikuar, është hera e parë që Maduro, të cilin SHBA-të nuk e njohin si president legjitim të Venezuelës, kishte një takim publik me një zyrtar të lartë amerikan.

Në vitin 2019, administrata Trump njohu liderin e opozitës Juan Guaido si udhëheqësin e përkohshëm të vendit, duke ndërprerë lidhjet me qeverinë Maduro.

Maduro u takua me zyrtarë të administratës Biden në Karakas të paktën dy herë këtë vit, mes shenjave të një tensioni të mundshëm midis dy vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore