Përballje

Madrilenët mposhten nga Getafe pas 15 ndeshjeve pa humbje


Ndeshja mes Getafe-s dhe Real Madrid-it ishte interesante dhe përfundoi me befasi, me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Getafe i dha humbjen e parë madrilenëve pas 15 ndeshjeve pa humbje.

Te Real Madrid-i mungoi një nga lojtarët më në formë në ekip, Vinicius Jr, por pjesa tjetër ishin prezent.

Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për Getafen, pasi epërsia erdhi në minutën e nëntë me anë të sulmuesit turk, Enes Unal.

Pjesa tjetër e ndeshjes ishte plotësisht e dominuar nga Los Blancos, megjithatë, ata nuk arritën të gjenin golin e barazimit.

Madrilenët kishin mundësi të shumta shënimi, por nuk i shfrytëzuan sic duhet.

Momentalisht, Real Madrid-i radhiten në pozitën e parë me 46 pikë, ndërsa Getafe janë në venin e 16-të me 18 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore