Sport

Madrid Open/ Zverev shokon Nadal-in, Thiem në gjysmëfinale


U zhvilluan dy çerekfinalet e para të Madrid Open.

Dominic Thiem me shumë vështirësi arriti fitoren përballë amerikanit John Isner.

Austria’s Dominic Thiem serves to United States’ John Isner during their match at the Mutua Madrid Open tennis tournament in Madrid, Spain, Friday, May 7, 2021. (AP Photo/Bernat Armangue)

Austriaku fitoi 2-1 me sete, (3-6, 6-3, 6-4). Ai ktheu në favor të tij një ndeshje që e filloi shumë keq.

Në gjysmëfinalen tjetër, favoriti Nadal ndeshej me gjermanin Alexander Zverev.

Spanjolli u pa që në fillim që nuk ishte në ditën e tij, me Zverev që kishte një servë perfekte gjatë gjithë duelit.

Ky i fundit mundi 2-0 me sete (4-6, 4-6) Nadal-in, duke e eleminuar qysh në fazën çerekfinale.

Nadal tani do të ketë dy ditë më shumë kohë që të përgatitet për Roland Garros-in, që fillon më 30 maj.

Në këtë mënyrë spanjolli dështon që të triumfojë për herë të gjashtë në vendlindjen e tij.

Zverev do të ndeshet në finale me Dominic Thiem.

Gjysmëfinalja tjetër do të mësohet nga duelet:

Bublik – Ruud

Berettini – Garin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore