Lajme

Macron: Putin në G20? Duhet të vendoset në bazë konsensuale


Ftesa e presidentit rus Vladimir Putin në samitin e G20-s do të duhet të bëhet mbi bazën e një “vendimi me konsensus”.

Kështu ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp të mbajtur së bashku me homologun e tij brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.

“Kuptimi i këtij grupi është se ai është konsensual”, ka vijuar Macron, duke theksuar më pas “punën e diplomacisë braziliane”.

Sipas tij, nëse një ftesë e tillë mund të jetë “e dobishme, duhet bërë, por nëse krijon përçarje, padyshim jo”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore