Lajme

Macron paralajmëron masa të rrepta ndaj të pavaksinuarve francezë


Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa të rrepta për qytetarët që nuk duan të marrin vaksinën anti-COVID, në Francë.

Por, gjuha e ashpër e përdorur në një intervistë televizive nga Macron, u kritikua prej opozitës së vendit, duke u cilësuar si “e padenjë për një president”.

Komentet e shumta shtynë deputetët të pezullojnë debatin mbi ligjin që ndalon të pavaksinuarit nga pjesa më e madhe e shërbimeve publike.

Seanca në Asamblenë Kombëtare u ndërpre për natën e dytë me radhë, pasi ankesave të delegatëve të opozitës për gjuhën e përdorur nga presidenti.

Legjislacioni pritej të miratohej me votim këtë javë, por ai ka zemëruar kritikët e vaksinës, ndërsa disa deputetë francezë thanë se kanë marrë kërcënime me vdekje për këtë çështje.

Vaksinimet po bëhen të detyrueshme në disa vende evropiane.

Në Austri, vaksinimi është i lejuar për moshën mbi 14 vjeç, duke filluar që nga muaji i ardhshëm. Edhe Gjermania po planifikon një lëvizje të ngjashme për të rriturit.

Fjala e përdorur nga Macron “emerder” është një term vulgar – që do të thotë “të bezdisësh” një individ.

Katër muaj para zgjedhjeve presidenciale franceze, ky term shkaktoi reagim të fortë te politikanët e opozitës.

Një nga kandidatet kryesore për presidencën, Valérie Pécresse nga republikanët, tha se ishte e indinjuar që presidenti kishte akuzuar njerëzit e pavaksinuar se “nuk janë qytetarë”.

Ndërkohë, politikani i majtë, Jean-Luc Mélenchon, i cilësoi komentet si “të çuditshëm”.

Gjuhë e ngjashme u përdor edhe nga presidenti Georges Pompidou, në vitin 1966.

Aleati i Macron-it, Christophe Castaner, të mërkurën tha se “fraza nuk tronditi askënd kur doli nga goja e Pompidou-t”.

Franca ka një nga normat më të larta të vaksinimit kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian (BE), me më shumë se 90% të popullsisë së rritur.

Macron ka thënë se janë 5 milionë banorë që mbeten të pavaksinuar.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore