Lajme

Lumi në Indonezi shndërrohet në ngjyrë të kuqe


Një lumë joreal, në ngjyrë të kuqe përmbyti fshatin indonezian Jenggot. Fillimisht u përmbyt një fabrikë tekstili batik-u. Lumi u kthye në ngjyrë të kuqe shkak të bojës batik, gjatë vërshimit të ujit brenda fabrikës.

Mijëra përdorues në Twitter ndanë foto dhe video të fshatit në jug të qytetit Pekalonga-n, në Java-n qendrore. Pasi përmbytjes u vu re se uji mori ngjyrën e kuqërremtë. Shumë përdorues të mediave sociale thanë se ngjyra e kuqe u kujtonte ngjyrën e gjakut.

Pekalongan-i është një qytet i njohur për prodhimin e “batik-ut”. Batiku është një metodë tradicionale indoneziane e përdorimit të dyllit për t’i rezistuar ngjyrave me bazë uji për të përshkruar modelet dhe vizatimet  në pëlhura.

Nuk është e pazakontë që lumenjtë në Pekalongan të marrin ngjyra të ndryshme. Uji i gjelbër i ndezur mbuloi një fshat tjetër në veri të qytetit, gjatë një përmbytjeje muajin e kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore