Sport

Lukaku: E dija që nëse nuk do të funksiononte te Chelsea, do ta kisha sërish opsion Inter-in


Romelu Lukaku ka ndezur sërish polemika pasi diskutoi lëvizjen e tij në Chelsea dhe rikthimin e mëvonshëm në Inter në një intervistë me “Het Laatste Nieuws”.

Sulmuesi belg iu bashkua Chelsea-t nga Inter-i në gusht të vitit 2021 në një marrëveshje me vlerë rreth 113 milionë euro, por ai nuk bëri thuajse asgjë gjatë sezonit të tij të parë në Londër, duke arritur vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Premier League.

Ajo që me të vërtetë e pengoi rikthimin e Lukaku-t te Chelsea ishte një intervistë që ai dha për “Sky Sports Italia” në muajt e parë të sezonit, duke diskutuar dashurinë e tij për Inter-in dhe duke i kërkuar falje tifozëve për largimin e tij, duke premtuar se do të rikthehej në të ardhmen.

Lukaku u rikthye te Interi verën e kaluar në një marrëveshje huazimi prej 8 milionë eurosh pa asnjë opsion blerjeje.

Pas një fillimi të ngadaltë, duke u përballur me dëmtimet dhe gjendjen e dobët, belgu më në fund ka filluar të tregojë edhe një herë shkëlqimet e tij.

Duke folur për “Het Laatste Nieuws”, Lukaku fillimisht diskutoi për finalen e Ligës së Kampionëve.

“Jam shumë i qetë, e dini. Edhe kur arbitri e mbylli gjysmëfinalen, nuk reagova shumë. Është e bukur, është finalja ime e parë në Ligën e Kampionëve, por në të kaluarën ndoshta do të kisha ecur në të gjithë fushën duke bërtitur me zë të lartë”, tha Lukaku.

“Nuk është se jam i fiksuar në atë finale. Ne kemi synime të tjera. Finalja e Kupës, për shembull. Unë e përjetoj çdo lojë njëjtë”, shtoi sulmuesi belg.

Ai preku marrëdhënien e tij me tifozët e Interit dhe çfarë do të thotë kjo për të.

“Ata e dinë që unë jap gjithçka për klubin. Ndihem si një prej tyre. Finalja e parë që mbaj mend nga fëmijëria ime është ajo e Interi-t kundër Lazio-s në Paris. Ronaldo shënoi më pas. Keni pasur te Inter Ronaldo, Adriano,…”

30-vjeçari reflektoi për transferimin e tij prej 113 milionë euro te Chelsea dhe rikthimin te zikaltrit një vit më vonë.

“Ndihesha relativisht mirë te Chelsea sezonin e kaluar. Por e dija që atëherë se nëse gjërat nuk funksiononin te blutë, unë kisha ende Inter-in. Kur nënshkrova sërish atje, e dija: këtu bëjë pjesë”, shtoi Lukaku.

“Të Anderlecht pata të njëjtën gjë. Unë e marr seriozisht këtë klub. Unë dua të përpiqem shumë. Njerëzit e shohin këtë. Të jesh i inkurajuar këtu është gjëja më e mirë që ekziston”, vazhdoi Lukaku.

Kujtojmë që rikthimi i Lukaku-t u vlerësua si një nga lëvizjet më të dobëta në kohët e fundit për Inter-in, por belgu në kohët e fundit është rikthyer në formë, duke qenë protagonist në disa ndeshje për skuadrën e tij.

Lukaku në total ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime (shumica në ndeshjet e fundit) në 33 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore