Lajme

Lufta në shërbimet ruse, spastrimet e reja të Putinit, FSB arreston dhjetëra agjentë “tradhtarë” në Moskë


Sipas burimeve të ndryshme ruse, shërbimet sekrete të brendshme të Rusisë, FSB, shkuan për të kontrolluar organet e ndryshme të policisë në të cilat ata konsiderojnë se ka ” tradhtarë” që kanë nxjerrë sekrete jashtë.

Më 19 prill, FSB-ja dhe Drejtoria kryesore e Shërbimit të Sigurisë së Ministrisë së Brendshme kryen kontrolle masive veçanërisht në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të rrethit qendror të Moskës dhe në zyra të ndryshme policie në Moskë.

Pra luftë edhe mes pjesëve të ndryshme të shërbimeve.

Arsyeja për gjithë është “rrjedhja e të dhënave nga forcat ruse të sigurisë me kërkesë të qytetarëve të Ukrainës”.

Një krim që padyshim për regjimin e Kremlinit është shumë i rëndë.

Ose në mënyrë më prozaike, një justifikim për të hequr qafe agjentët e dyshimtë.

Më 16 mars 2022, në një nga fjalimet më ogurzezë në historinë e Putinit ,ai paralajmëroi se armiqtë kryesorë do të ishin ata të brendshëm.

“Nuk po gjykoj atë që ka vila në Miami apo në Rivierën Franceze, rusë që nuk mund të jetojnë pa gra dhe ostrike apo të ashtuquajturat të drejta gjinore, sepse mendojnë se kjo i vendos në një kastë më të lartë. Problemi janë ata njerëz që jetojnë këtu në Rusi, por janë të largët mendërisht, jetojnë në Perëndim”.

Përfundimi dukej si një kërcënim veçanërisht për oligarkët apo burokratët e rangut të lartë, gratë dhe fëmijët e tyre, tani të skllavëruar nga luksi dhe ajo që ata besojnë se është stili i jetesës perëndimore.

Por Putini në fakt e kishte gjithashtu për zyrtarët e pabesë të shtetit.

Në mentalitetin e tij “Perëndimi përdor tradhtarët tanë për të shkatërruar Rusinë, por populli ynë gjithmonë do të jetë në gjendje të dallojë patriotët nga llumrat dhe tradhtarët dhe t’i pështyjë ata jashtë si një mizë që ka fluturuar aksidentalisht në gojën e tij”.

Kjo shpjegon edhe spastrimet e reja në vazhdim.

Të cilat sipas burimeve të ndryshme janë shumë të gjera dhe të frikshme.

Policë dhe zyrtarë janë duke u monitoruar për shkak të skandaleve të ndryshme të rrjedhjeve që po ndodhin.

Sipas të dhënave të para që dolën, agjentët e inteligjencës kanë zbuluar se qytetarët e Ukrainës, përmes pjesëve të policisë dhe të Brendshme, kanë marrë edhe të dhëna personale, përfshirë edhe mbi forcat ruse të sigurisë.

Domethënë pjesë të policisë ruse po shesin emrat e shokëve të tyre.

Në forume të ndryshme në rrjetin e errët, agjentët e FSB-së dyshohet se gjetën reklama me shërbime “revolucionare”.

U përgjigjën dhe kërkuan të dërgonin të dhëna për punonjës të ndryshëm të prokurorisë së Moskës.

Pasi i morën menjëherë, kuptuan se informacioni ka dalë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme në Qarkun Administrativ Qendror.

Nga ai moment filluan spastrimet e Putin-it, të paktën tre punonjës u arrestuan në departamentin e rrethit Tagansky, shumë të tjerë në policinë e Arbatit.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Qarkut Administrativ Qendror, shefi i policisë Alexei Shchipov, ka shkruar një letër dorëheqjeje.

Sipas burimeve të Baza, e cila ka dhënë informacionet në rrjet,  një “represion” nga policia është në kulm për momentin.

FSB kundër Policisë.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore