Nikolla Mikoviç, analist politik serb, derisa komentoi retorikën e papërgjegjshme që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përdori gjatë javës në rrjetet sociale për ta kërcënuar Kosovën dhe bashkësinë perëndimore, deklaroi se nisja e një lufte kundër shtetit që mbrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është “mision vetëvrasës” për Serbinë.
Në një përgjigje për revistën javore amerikane “Newsweek” të mërkurën, deklaroi se presidenti serb flet shpesh për “vendime të vështira” që Serbia duhet të marrë për shkak të presionit të pretenduar perëndimor ndaj lidership serb për Kosovën. Megjithatë, ai nuk sheh asnjë rrezik nga kërcënimet serbe, duke marrë parasysh praninë e NATO-s në vend.
“Nuk ekziston asnjë kërcënim ushtarak. Askush nuk do ta pushtojë Serbinë dhe unë nuk pres që Serbia të nisë një luftë kundër Kosovës së mbështetur nga SHBA-të, për shkak se ky do të ishte një mision vetëvrasës. Gjithashtu, në këtë pikë, nuk shoh një potencial për një destabilizim në shkallë të gjerë të rajonit që është thellë në orbitën gjeopolitike perëndimore”, tha ai.
Presidenti i Serbisë deklaroi më 28 mars se Serbinë e presin “ditë të vështira” në të ardhmen, por ai nuk specifikoi për çfarë realisht bëhet fjalë, ndërsa shtoi se për gjithçka do të flasë më shumë në “ditët në vijim”, duke nxitur disa komente në rrjetet sociale nëse ai po fliste në të vërtetë për mundësinë e përfshirjes së Serbisë në një konflikt të armatosur në Ballkanin Perëndimor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Asunta, historia e vërtetë e vajzës 12-vjeçare të vrarë nga prindërit e saj: Burri i maskuar, qetësuesit, pornografia aziatike dhe varri pa emër
-
Parashikimi i motit, 28 prill 2024
-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
Lajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin
-
Asunta, historia e vërtetë e vajzës 12-vjeçare të vrarë nga prindërit e saj: Burri i maskuar, qetësuesit, pornografia aziatike dhe varri pa emër
-
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte