Shqipëria

Loti i dytë i Unazës, 50% gati


Loti i dytë i Unazës së Madhe të Tiranës është në gjysmë të punimeve të tij dhe hapja tërësore e këtij segmenti pritet në datën 31 gusht.

E njëjta gjë vlen edhe për hyrjen nga qyteti i Durrës në Tiranë. Ai, pritet të hapet brenda muajit gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka inspektuar punimet e aksit të Unazës.

Sipas saj, një pjesë e segmenteve të këtij aksi janë hapur tashmë përfundimisht dhe janë funksional. Kjo, në kuadër të lehtësimit të trafikut të mjeteve në arterien kryesore të hyrjes dhe daljes së kryeqytetit.

Disa mbikalime dhe nënkalime janë përfunduar dhe janë të përdorshëm. Ndërsa për pjesën e mbetur dhe për një hapje tërësore, duhet pritur muaji tetor.

Gjithë segmenti i Unazës së Madhe do të jetë një ndër veprat kryesore rrugore në Tiranë. Kjo, pasi lidh gjithë pjesët e rrethinave të kryeqytetit me qendrën. Kështu, do të mund të çlirohen rrugët e ngushta urbane të brenda qytetit, me anë të të cilave lidheshin më parë këto zona.

Pjesët lidhëse do të jenë ato të ish-sheshit Shqiponja, Paskuqanit, Saukut dhe Astirit. Këto, si zona me intensitet më të lartë trafiku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore