Lajme

Listës Serbe nuk i duhet një mjek, por një psikiatër, thotë Arsenijeviç


Aleksandër Arsenijeviç

Të martën Lista Serbe zgjodhi kryetarin e saj të re. Zllatan Ellek zëvendësoi Goran Rakiçin, megjithatë për kryetarin e Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe” nga Mitrovica e Veriut, Aleksandër Arsenijeviç, reformimi i Listës Serbe, nuk do të thotë asgjë.

“Mund të them se nëse e sjellin Nënë Terezën në krye të Listës Serbe, nuk mendoj se do të ndryshojë asgjë”, ka thënë fillimisht Arsenijeviç, në një prononcim të shkurtër për mediumin serb me seli në Kosovë, Radio Kim.

Kryetari i ri Listës Serbe me profesion është mjek, por sipas Arsenijeviç-it, kritikuesit më të zëshëm të partisë më të madhe në mesin e serbëve në Kosovë, Lista Serbe në vend të një mjeku duhet të zgjedhë një psikiatër.

“Presidenti i ri është mjek, kirurg, doktor Elek. Mendoj se në krye të kësaj partie duhet të vijë një psikiatër”, shton ai.

Sipas Arsenijeviç, kryetari i ri i Listës Serbe nuk është person jo-partiak.

“Çdo drejtor është anëtar i Listës Serbe, pra është edhe figurë partiake. Nuk e di pse dikush dëshiron të pretendojë se është një person jopartiak. Por, le të jemi realist, ai është shumë personazh partiak, ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet”.

Zllatan Ellek, kryetar i ri Listës Serbe

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore