Kosova

Lista Serbe e quan Rashiç-in dyfytyrësh: E tregoi pas rastit në Shtërpcë


Lista Serbe.

Lista Serbe e ka quajtur ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç “dyfytyrësh”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, nga Lista Serbe është thënë se kjo është treguar edhe me tentimvrasjen e një djali në Shtërpcë, e ku Rashiç lavdëroi punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Ministri ilegal i Kurtit, Nenad Rashiq tregoi se çfarë njeriu me dy fytyra është kur bëhet fjalë për tentimvrasjen e një djali në Shtërpcë në ditën e Krishtlindjeve”.

Të njëjtit kanë përmendur edhe se më pas ai ishte arsyetuar me faktin se “deklarata e tij është keqkuptuar”.

Prandaj, kanë thënë se është e rrugës së duhur që ai të mos i vizitojë ata.

“Për shkak të tentimit të drejtpërdrejtë për të minimizuar përgjegjësinë e atij që tentoi t’i vriste Stefanin dhe Milloshin, më vjen mirë që Rashiç nuk ka mundësi që t’i vizitojë ata, pasi do të shtrohej pyetja se çfarë mund tu thoshte atyre kur brenda dy ditëve ndërron deklaratat e tij”.

“Nuk përjashtohet mundësia që nesër Stefani e Milloshi të fajësohen për atë që ka ndodhur”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, ndaj ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ishte i përfshirë në plagosjen e dy të rinjve (11 dhe 21 vjeçar) në Shtërpcë është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Siç thuhej në komunikatë, “dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentativë, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore