Lajme

Lirohen nga detyra disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës


Pak para se të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së re në kuvendin e Kosovës, disa ministra të Qeverisë në detyrë, janë liruar nga detyra të cilën e kanë ushtruar në Qeverinë në detyrë.

Këtë e ka bërë të ditur, për Albanian Post, këshilltarja për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, Antigona Baxhaku.

Besnik Tahiri, është liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Njëjtë ka vepruar edhe Besian Mustafa i cili ka kërkuar të lirohet nga detyra e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Po ashtu, Anton Quni, është liruar nga pozita si ministër i Mbrojtjes.

Vlora Dumoshi, është liruar nga detyra si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Agim Veliu, është liruar nga pozita e ministrit për punë të brendshme.

Ndërsa Driton Selmanaj është liruar nga detyra si zëvëndëskryeministër i Kosovës.

Arsyeja e lirimit të këtyre pozitave është se të njëjtit duhet të japin betimin si deputetë në kuvendin e Kosovës, sepse nuk mund t’i ushtrojnë dy detyra në të njëjtën kohë.

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore